KATEGORIA E PARË/ Kukësi humbi mundësinë e artë, Besa merr 3 pikë të arta ndaj Kastriotit. Mësoni rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2026 | 0:05

KATEGORIA E PARË/ Kukësi humbi mundësinë e artë, Besa merr 3 pikë të arta ndaj Kastriotit. Mësoni rezultatet

Sot prej orës 14:00 nisën ndeshjet e vlefshme për javën 25 në Kategorinë e Parë. Kukësi humbi një mundësi të artë në shtëpi, për të mposhtur Luftëtarin në garën për mbijetesë. Besa spikati me fitoren 2 me 3 që mori ndaj Kastriotit në transfertë.

kategoria-e-pare-1

Burreli dhe Iliria u ndanë në paqe, pa gola, njësoj si Kukësi-Luftëtari. Gara mbetet e hapur për mbijetesën dhe po ashtu zonën “play off”.

“Panorama Sport” sjell në këtë hapësirë tri ndeshjet, Kastrioti-Besa, Burreli-Iliria dhe Kukësi-Luftëtari. Për ndeshjet e tjera(Skënderbeu-Lushnja, Laçi-Apolonia dhe Pogradeci-Korabi), mund të adresoheni më poshtë.

REZULTATET PËRFUNDIMTARE

Kastrioti 2-3 Besa

69′ Kapllani, 82′ Kasmollari – 12′ Bianor, 19′ Çinuendu, 63′ Hasani

Burreli 0-0 Iliria

Kukësi 0-0 Luftëtari

KLIKO PËR NDESHJET E TJERA NË KATEGORINË E PARË: (KËTU)

PANORAMASPORT.AL