Kalendari vendimtar dhe një “mik i vjetër” që rikthen shpresën, a mund ta fitojë Milani titullin?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2026 | 15:25

Kalendari vendimtar dhe një “mik i vjetër” që rikthen shpresën, a mund ta fitojë Milani titullin?

Po tani? Tani kemi sërish një kampionat të hapur. Milani është afruar në -7 pikë dhe me 10 javë për t’u luajtur mund të mendojë seriozisht për të rihapur garën për titullin. Në futboll kemi parë përmbysje edhe më të bujshme se kjo.

milan

Por si është kalendari? Cilat janë momentet vendimtare të dy muajve e gjysmë të ardhshëm?bSë pari një premisë e rëndësishme: eliminimi i Interit nga Liga e Kampionëve e barazon disi lodhjen fizike. Trajneri Kristian Kivu do të ketë vetëm një ose dy ndeshje më shumë se Masimiliano Alegri për të menaxhuar: gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë ndaj Komos më 21 prill dhe finalen e mundshme më 13 maj.

GARA PËR TITULL, MUAJI I ARDHSHËM

Milani dhe Interi do të përballen secili me nga tre skuadra të forta të renditjes. Interi do të luajë kundër Atalantës, Romës dhe Komos, ndërsa Milani do të ketë përballë Napolin, Juventusin dhe Atalantën. Në letër duket baraspeshë. Dallimi qëndron te momentet. E thënë qartë: Milani duhet pothuajse me detyrim të rikuperojë pikë deri më 12 prill. Në katër javët e ardhshme, me ndërprerjen për ndeshjet e kombëtareve në mes, skuadra e Alegrit do të luajë në transfertë me Lacion, më pas në shtëpi me Torinon, pastaj në Napoli dhe në fund në “San Siro” ndaj Udinezes. Nga ana tjetër, Interi do të presë Atalantën në shtëpi, do të udhëtojë në Firenze, më pas do të luajë me Romën dhe do të ketë transfertën ndaj Komos. Një detaj interesant, Atalanta do të përballet me Interin mes dy ndeshjeve të saj kundër Bajernit në Champions League, gjë që nuk i gëzon aspak tifozët e Milanit.

PRILLI DHE MAJI VENDIMTAR

Logjika thotë se nëse Interi arrin të mbrojë avantazhin dhe të mos lejojë Milanin t’i afrohet, atëherë titulli do të jetë në duart e zikaltërve. Nga mesi i prillit e në vazhdim, skuadra e Chivut do të përballet me Cagliarin, Torinon, Parmën, Lazion dhe Veronën, përpara javës së fundit kundër Bolognës. Milani, në atë periudhë, do të ketë dy ndeshje më të vështira: kundër Juventusit dhe Atalantës. Megjithatë ka një avantazh të rëndësishëm – të dyja këto sfida do të luhen në shtëpi. Pra, për Alegrin llogaritë janë të thjeshta: duhet të fitojë pothuajse çdo ndeshje dhe më pas të presë rezultatet e Interit, ndoshta edhe duke shpresuar në ndonjë hap fals të rivalëve. Përmbysja nuk është e pamundur, por padyshim është shumë e vështirë.

“EFEKTI BOLONJA”

Tifozët supersticiozë të Milanit kanë edhe një mendim të fundit ku mund të kapen: në javën e fundit të kampionatit, në fundjavën e 24 majit, Interi do të luajë në transfertë ndaj Bolognës. I njëjti stadium dhe i njëjti kundërshtar ku gabimi i portierit Ionut Radu i hapi rrugën Milanit të Stefano Piolit për titullin e vitit 2022. Po i njëjti stadium dhe i njëjti kundërshtar ku Interi humbi më 20 prill 2025, kur Rikardo Orsolini shënoi në minutat shtesë. Atë mbrëmje, Interi nuk arriti të shkëputej nga Napoli i Antonio Kontes, që gjeti frymëmarrjen për sprintin final.

PANORAMASPORT.AL