Kalendar i favorshëm, Dinamo luan në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2026 | 20:45

Kalendar i favorshëm, Dinamo luan në shtëpi

Dy fitoret e fundit radhazi që Dinamo ka marrë mes kampionatit dhe Kupës, kanë rikthyer besimin te skuadra e Dajës duke qenë se është lënë pas si duket momenti i keq i cili e kishte kapur në vitin 2026.

dinamo

Sakaq, kalendari flet për Dinamon duke qenë se blutë kanë edhe 10 ndeshje për të zhvilluar deri në fund të kampionatit, nga të cilat do të jenë 6 në shtëpi dhe vetëm 4 në transfertë.

Nga këto në transfertë, njëra është sërish në kryeqytet pasi bëhet fjalë për derbin ndaj Partizanit në javën e fundit të kampionatit. Sikur të mos mjaftonte kampionati për kalendarin, Dinamo ka edhe favorizimin në “Final 4” pasi ndeshjet do të luhen në “Air Albania”, që këtë sezon është kthyer në shtëpinë e Dinamos.

PANORAMASPORT.AL