Jurgen Uldedaj shkruan historinë, boksieri shqiptar shpallet kampion bote
Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj është shpallur kampion bote në peshën “cruiserweight”, pas fitores me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj kamerunasit Rolly Lambert Fogoum (120-108, 118-110, 119-109).

Në duelin e zhvilluar në “O2 Arena” të Londrës, boksieri kuqezi “rrëmbeu” titullin e kategorisë IBO. Në një përballje të fortë, ai arriti të triumfojë ndaj rivalit të tij, duke marrë kurorën.
Të dy boksierët u treguan mjaft taktikë në ring, por boksieri nga Lezha ishte më agresiv, sidomos në raundet e parë, ku dhe ndërtoi fitoren e tij. Më pas, 28-vjeçari, Uldedaj arriti të mbrojë avantazhin dhe të ngrejë lart flamurin kuqezi në mes të Londrës.
REAGIMI I JURGEN ULDEDAJT PAS TRIUMFIT:
#IBOChampion #WorldChampion #ProudAlbanian #TeamUldedaj #HistoryMade #DreamBig













