Postuar: Shkurt 26, 2025 | 16:22
Jo vetëm Ndrecën, Egnatia humbet një tjetër titullar të rëndësishëm
Egnatia u kualifikua sot për në gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë. Ndreca la fushën e lojës në pjesën e parë për shkak dëmtimi, ndërsa trajneri Tetova ka zbuluar një tjetër mungesë që do të kenë rrogozhinasit në vijim.

“Në momentin e ndërhyrjes së kundërshtarit, është bllokuar pak këmba mbrapa. Të shohim nesër ekzaminimet, por përderisa la lojën mendoj do të jetë diçka serioze”, u shpreh Tetova për Ndrecën.
Më pas trajneri i Egnatias tha për mungesën e Aleksit: “Do të mungojë 1 muaj për një ndërhyrje që ka bërë. Mendoj shumë shpejt do të jetë me ekipin javës tjetër”.
PANORAMASPORT.AL













