Jo vetëm Myler, dy lojtarë të tjerë japin sinjale lamtumire nga përfaqësuesja e Gjermanisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2024 | 17:35

Jo vetëm Myler, dy lojtarë të tjerë japin sinjale lamtumire nga përfaqësuesja e Gjermanisë

Legjenda aktive e Bajernit, Tomas Myler, ka shpallur fundin e karrierës së tij te Gjermania. Shoku i tij i skuadrës prej një kohë të gjatë te bavarezët, Manuel Nojer, thuhet gjithashtu se po mendon të tërhiqet nga kombëtarja.

asddasdasadsadsdas

Çerekfinalja e Kampionatit Europian kundër Spanjës shënoi ndeshjen e 131-të ndërkombëtare të legjendës së Bajernit dhe gjithashtu paraqitjen e fundit të Myler në fanellën e “Pancerave”. Por Tomas me sa duket nuk është i vetmi “veteran” i përfaqësueses që mund të ketë luajtur ndeshjen e lamtumirës kundër Spanjës.

Përveç kapitenit Manuel Nojer, kapiteni Ilkai Gyndoan po mendon seriozisht varjen e “këpucëve në gozhdë” sipas “Sky Sport.de”. Megjithatë, nuk duhet të kalojë shumë kohë para se të ketë qartësi për të ardhmen e tyre. Nga raporti i mësipërm nuk është plotësisht koncize se kur Gyndoan dhe Nojer planifikojnë të marrin ose shpallin vendimin e tyre në lidhje me karrierën në kombëtare.

Mund të pritet një njoftim para ndeshjes së radhës ndërkombëtare. Kjo do të ndodhë më 7 shtator. Trajneri Julian Nagelsman dhe skuadra e tij do të luajnë kundër Hungarisë në “Merkur Spiel Arena”, Dyseldorf, ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve. Para pak ditësh u tha se kapiteni i Bajernit aspironte Botërorin e 2026, por duket se skenarët kanë ndryshuar papritur. Nga krahun tjetër Gyndoan dhuroi paraqitje pozitive në fazën ndërtuese, duke kontribuar me gola. Mark-Andre ter Shtegen ka rezultuar më i humburi nga jetëgjatësia e Nojerit në përfaqësuese, e përkthyer me mungesën e protagonizmit si titullar te Gjermani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"