“Jo, nuk mundem t’ia bëj Tiranës dhe tifozëve”, Redon Xhixha zbulon si refuzoi propozimin për t’u transferuar te Partizani
Emri i Redon Xhixhës u lakua ndjeshëm si në merkaton e janarit, teksa në skenë doli edhe skuadra e Partizanit. Ndërkohë që fundmi, sulmuesi i cili është pjesë e Karabak në Azerbajxhan, ka zbuluar, se si refuzoi propozimin e menaxherit, për një transferim të mundshëm tek të kuqtë.

“Kontakte të drejtpërdrejta me ekipin e Partizanit nuk kam pasur. Thjesht menaxheri më ka pyetur a e mendoja të arsyeshme të shkoja te Partizani, nuk e di nëse ka pasur biseda ndërmjet drejtuesve të Partizanit dhe menaxherit tim, thjesht kam thënë jo nuk mundem, t’ia bëj Tiranës dhe tifozëve në radhë të parë dhe familjen e kisha kundër për këtë lëvizje. Por me mua personalisht nuk kanë kontaktuar drejtuesit e Partizanit”, u shpreh Xhixha për “Ora Sport”.
PANORAMASPORT.AL













