Java para “reformës”, të dielën nis puna për Europën te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2025 | 22:40

Java para “reformës”, të dielën nis puna për Europën te Partizani

Pas një sezoni të lodhshëm dhe të ngjeshur, te Partizani drejtuesit kanë lënë një hapësirë të gjatë pushimesh për lojtarët dhe stafi. Lojtarët janë larguar thuajse të gjithë nga kryeqyteti, disa pranë familjeve e të tjerë me pushime së bashku me partneret e tyre.

partizani

Nisur nga fakti se në klub në ditët e fundit nuk ka pasur asnjë lëvizje, kjo ka ndikuar edhe në një qetësi absolute sa u përket afrimeve, por sidomos largimeve. E sigurt është se lëvizje do të ketë dhe sipas të gjitha gjasave, gjithçka do të nisë nga starti i javës së ardhshme. Në fund të kësaj jave, të dielën është planifikuar që lojtarët të rikthehen në klub dhe të nisin përgatitjet për fushatën e ndeshjeve ndërkombëtare të Ligës së Konferencës.

Një pjesë e mirë e tyre pritet që në vijim të ulen në tavolinë me klubin dhe të diskutojnë të ardhmen e tyre. Sakaq, pas grumbullimit pritet të niset edhe me afrimet, që po priten me aq kuriozitet nga tifozët, të cilët kërkojnë rikthimin e skuadrës direkt në nivelet për të fituar titullin kampion.

Afrimi “i parë” i Gegës ishte Shala, që erdhi pa u mbyllur sezoni, por mund të llogaritet si një prurje për Europën dhe sezonin e ri të futbollit tonë.

PANORAMASPORT.AL