Java “anti-Vikingur”, Vllaznia ka dy shqetësime të vetme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2025 | 8:38

Java “anti-Vikingur”, Vllaznia ka dy shqetësime të vetme

Vllaznia i është rikthyer procesit të zakonshëm stërvitor, ku tashmë shkodranët kanë hyrë në javën “anti-Vikingur”. Me ekipin e Martinit që po përgatitet në mënyrë maksimale në një duel që pritet të paraqesë vështirësi.vllazniaDuke konsideruar se kundërshtari i radhës është shumë më lart në cilësi se sa Daugavpils. Vetë islandezët ishin pjesë e fazës së ligës në Conference gjatë edicionit 2024-25. Fakt që tregon shumë për vlerat dhe futbollin që ata paraqesin në fushën e lojës. Dhe duke shtuar faktin se tek Vikingur është thuajse i njëjti grup futbollistësh siç ishte në edicionin e shkuar. Për t’u kthyer te stërvitja e Vllaznisë, ajo u zhvillua si zakonisht pasdite dhe kishte një natyrë më shumë taktike se sa ritmike apo fizike.

Trajneri Martini u përqendrua shumë në pozicionimet e futbollistëve në fushën e lojës dhe sidomos lojën në goditjet standarde. Siç dihet ekipet nga Islanda janë eksperte për këto skema, duke i interpretuar në mënyrë perfekte. Prandaj edhe ish-trajneri i Teutës kërkon të marrë “masat” në mënyrën më të mirë të mundshme. Te shkodranët shqetëson disi fakti se grupi nuk është i plotë, me ndonjë shqetësim të vogël muskulor për ndonjë nga lojtarët, por pa ndonjë problematikë që mund të lërë ndonjërin prej tyre jashtë ndeshjes së radhës. Krymi dhe Qato për shkak të problemeve fizike nuk kanë qenë pjesë e seancës.

Ky fakt patjetër shqetëson disi stafin e shkodranëve, që duan të kenë gjithë titullarët nën dispozicion. Teksa nga skuadra tashmë është i larguar zyrtarisht, Artan Jazxhi. Mbrojtësi është rikthyer tek Teuta, ku ishte i huazuar te kuqeblutë për ndeshjet e Conference League. 23-vjeçari nuk mund të japë asnjë minutë kontributin e tij me 9 herë kampionët e vendit, për shkak të një dëmtimi. Dhe në këtë mënyrë palët e kanë parë të udhës përfundimin e këtij bashkëpunimi dhe kthimin e Jazxhiut në Durrës.

PANORAMASPORT.AL