“Ishte akull”/ Ironia e Brdariç, klubi i Elbasanit injoron trajnerin
Pas ndeshjes Elbasani-Vllaznia, ishte trajneri i shkodranëve Thomas Brdariç i cili u ankua për temperaturën në dhomat e zhveshjes, pasi sipas tij, ambienti duhet të ishte më i ngrohtë.

“Po të shkosh në dhomën tonë të zhveshjeve, do ta shohësh se sa ftohtë është atje, duhet të ishte pak më nxehtë. Jashtë është më ngrohtë se sa në dhomën tonë të zhveshjes. Nuk e di çfarë po ndodh këtu, ndoshta po kursenin energjinë. Nuk e kuptoj”, ishin fjalët e trajnerit të Vllaznisë. “Panorama Sport” ka kërkuar të marrë një reagim nga klubi elbasanas, por drejtuesit nuk kanë dashur që të prononcohen duke e kaluar diçka të tillë në heshtje deri tani.
Ndërkaq, deklaratës së Brdariç iu përgjigj homologu i tij Ivan Gvozdenovicc i Elbasanit i cili u shpreh kështu pasi u pyet: “Për mua jo ftohtë, ishte tamam. Dhe jashtë nuk ishte shumë ftohtë. Nuk e di si ishte andej situata. Për mua ishte mirë”, tha serbi i Elbasanit.
PANORAMASPORT.AL













