Ish-mbrojtësi i Tiranës pa skuadër, do kthimin në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2025 | 23:15

Ish-mbrojtësi i Tiranës pa skuadër, do kthimin në Shqipëri

Kristijan Toshevski, i cili më parë ka qenë pjesë e KF Tiranës, ka dalë lojtar i lirë. Futbollisti, i cili luan si mbrojtës i djathtë dhe që sezonin e fundit ishte pjesë e Shkupit, ka mbyllur kontratën me këta të fundit. Nga tani e tutje, ai është lojtar i lirë.

Toshevski

Veç ofertave nga Maqedonia e Veriut, lojtari ka edhe disa opsione në Shqipëri. Kujtojmë që Toshevski ishte pjesë e bardhebluve për disa sezone, madje duke u shpallur edhe kampion i Shqipërisë. Toshevski u largua nga Tirana dy kampionate më parë, ashtu siç ndodhi edhe me Filip Najdovskin.

PANORAMASPORT.AL