Ia siguroi vendin Balliu dhe shokët e tij, klubi spanjoll feston kthimin në Ligën e Kampioneve pas 21 vitesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2026 | 22:57

Ia siguroi vendin Balliu dhe shokët e tij, klubi spanjoll feston kthimin në Ligën e Kampioneve pas 21 vitesh

La Liga ka njohur sot emrin e ekipit të pestë që do të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve në edicionin e ardhshëm. Pas Barcelonës, Real Madrid, Vijareal dhe Atletiko Madrid, sot e kishte radhën Betisi që të niste festën.

sfdfdsssfdfsd

Fitorja 2-1 ndaj Elçes, e kombinuar me humbjen 3-2 në shtëpi të Selta Vigos ndaj Levantes, bëri që Betisi të siguronte matematikisht vendin e 5-të, që i duhej për të festuar për herë të parë pas 21 vitesh praninë në Ligën e Kampioneve.

La Liga ia doli të siguronte vendin e pestë në Ligën e Kampioneve në mesjavën e kaluar pasi Rajo Vajekano i Ivan Balliut siguroi kalimin në finalen e Ligës së Konferencës dhe mori pikët që i duheshin kampionatit spanjoll për të qenë mbi atë gjerman në renditjen vjetore të UEFA-s.

PANORAMASPORT.AL