I shënoi eurogol Partizanit, Dejvi Bregu: Fituam bindshëm, derbit ndeshje ndryshe! Tani radha e… Superkupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2025 | 20:47

I shënoi eurogol Partizanit, Dejvi Bregu: Fituam bindshëm, derbit ndeshje ndryshe! Tani radha e… Superkupës

Ylli vlonjat i Dinamos, Dejvi Bregu, u zgjodh lojtari i ndeshjes, në triumfin 1 me 3 që skuadra e tij arriti ndaj Partizanit në “Arenën e Demave”. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “RTSH”, Bregu deklaroi:

bandicam 2025-12-23 20-43-48-949

“Jam shumë i kënaqur, sot ishte derbi, ndeshje ndryshe. Kishim qëllim 3 pikët, mbyllëm kampionatin për 2025. Fituam bindshëm, tani të fokusohemi në Superkupë.

E kam provuar shumë herë në stërvitje. U bë një më shumë me faull, pasi kam shumë gola me faull. Deshja t’iu uroja gjitha shqiptarëve: Gëzuar Krishlindjen! Tani të foksuohemi te superkupa dhe të fitojmë trofeun”, deklaroi Bregu.

PANORAMASPORT.AL