I pakalueshëm te Partizani, flet Andi Janjeva: Sekreti? Të mos e lëmë sulmuesin të marrë frymë (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2025 | 22:27

I pakalueshëm te Partizani, flet Andi Janjeva: Sekreti? Të mos e lëmë sulmuesin të marrë frymë (E PLOTË)

Andi Janjeva është titullar prej pesë ndeshjesh radhazi te Partizani. Mbrojtësi i “demave” u bë bashkë në qendër të mbrojtjes me Altin Bytyçin, pikërisht në një periudhë të konsideruar të vështirë pasi u dëmtuan Saliu Sembene dhe Marçelino Preka.

janjeva

Janjeva është treguar në lartësinë e duhur me fanellën e kuqe, ndërsa në tri nga pesë sfidat e luajtura nuk është pësuar gol. Bëhet fjalë për takimet e fundit me Elbasanin, Bylisin dhe Tiranën që janë konsideruar mjaft delikate. “Panorama Sport” ka intervistuar mbrojtësin 23-vjeçar, që nga më parë njihet edhe si i sakrifikuar për të luajtur në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Si është atmosfera pas fitores ndaj Tiranës? Atmosfera është shumë e mirë pas fitores, por nuk jemi të kënaqur me vetëm kaq. Duhet të vazhdojmë në këtë ritëm dhe performancë në ndeshjet e tjera.

Çfarë kishit më tepër se bardheblutë këtë derbi? Kemi pasur tepër më shumë dëshirë, motivim dhe cilësi për të fituar ndeshjen. Mentaliteti i 23-vjeçarit: Sulmuesi të mos marrë frymë Janjeva beson te Partizani: Bashkë me tifozët nuk kemi limit Mbrojtësi tregon çfarë kishin më tepër se bardheblutë Kjo dallohet nga duelet, angazhimi dhe qetësia me topin, kur e kemi pasur në kontroll.

Cili është sekreti i mbrojtjes? Nuk ka sekret për mbrojtjen përveç dëshirës mos të pësojmë gol. Kjo është më e rëndësishmja. Dëshira e futbollistit për të fituar çdo duel në tokë dhe ajër, çdo top i diskutueshëm, mos me e lënë sulmuesin që të marrë frymë fare.

Si ndiheni me Altin Bytyçin në mbrojtje? Me Altinin kemi bërë mjaft mirë deri tani. E kuptojmë njëri-tjetrin shumë dhe ne ndajmë të njëjtën dashuri për mbrojtjen dhe për të fituar çdo top, dhe po ashtu për të mos pësuar gol. Gjithmonë jemi gati që të mbrojmë njëritjetrin pa pikëpyetje.

A jeni gati për Flamurtarin? Po, prej sot(dje) po përgatitemi për ndeshjen e radhës me Flamurtarin. Me objektiv për të marrë 3 pikë si gjithmonë.

Sa e vështirë ka qenë për ju, që të luanit si mbrojtës i djathtë më parë? Me të thënë të drejtën nuk ka qenë e vështirë që të luaj si mbrojtës i djathtë. Më ka përshtatur shumë me cilësitë që i kam bashkë në fazën ofensive dhe difensive. Kam pasur shumë qejf kur luaja si mbrojtës i djathtë dhe kjo tregohet nga performancat dhe statistikat, në atë kohë që luaja në atë pozicion. Por gjithmonë jam gati për të ndihmuar ekipin, kur ka nevojë dhe në çfarë pozite më kërkon trajneri.

Ku mund të shkojë ky Partizan? Ky Partizan, bashkë me ndihmën e pandalur të tifozëve tanë, nuk ka limit. Me këtë dëshirë dhe motivim që po tregojmë, mundemi që t’i arrijmë të gjitha.

Sa ka ndikuar periudha e dëmtimit në Angli? Kam kaluar kohë të gjata dhe të vështira me dëmtimet në Angli. Por besoj që kjo më ka shtrënguar më shumë. Jo vetëm fizikisht, por dhe nga ana mentale. Prej që jam këtu në Shqipëri, jam në formë të mirë dhe shpresoj i kam lënë në fund dëmtimet dhe po eci vetëm përpara.

Si ishte të qëndronit në stol me Uatford? Ishte një ndjenjë shumë e bukur për mua kur isha në stol për Uatfordin, ekip i Premier Ligës. Kam qenë aty për 12 vite dhe kjo është tregu si vlerësim për gjithë atë punë që kam bërë. Kam shumë kujtime të mira nga ajo kohë.

Kush insistonte atëherë për afrimin tuaj te klubi anglez? Atëherë ishte skauti i akademisë së Ëatfordit, që më ka parë duke luajtur në një tournament me ekipin e lagjes sime. Isha 7 vjeç dhe më ka afruar për t’u bashkuar me ekipin pas disa javë stërvitje.

EMANUEL LOCI – PANORAMASPORT.AL