“I kënaqur me futbollistët që kanë ardhur te Tirana”, Nuhiju para Flamurtarit: E kam analizuar, s’kemi të drejtë të gabojmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2026 | 10:12

“I kënaqur me futbollistët që kanë ardhur te Tirana”, Nuhiju para Flamurtarit: E kam analizuar, s’kemi të drejtë të gabojmë

Tirana do të presë nesër në orën 13:30 Flamurtarin në ndeshjen e vlefshme për raundin e 21-të të Superiores. Në prag të këtij dueli, trajneri i bardhebluve, Ardijan Nuhiju ka dalë në konferencën e zakonshme për mediat.

nuhiju“Çdo ndeshje për ne është finale, skuadra është e përkushtuar, është mobiluzuar për të qenë tek më e mira e tyre, Kundërshtarët kanë kualitet, i kanë idetë e qarta dhe mënyrën se si luajnë ata, jam munduar ta analizoj kundërshtarin, detajet bëjnë diferencën, skuadrën e pres të bashkuar, më japin besim 3 ndeshjet të këtij viti që po përmirësohemi nga ndeshje në ndeshje.

Një pjesë e dytë ishte e mirë kundër Vorës, ta vazhdojmë me të njëjtin intensitet, përgatisim gjatë javës si do të jemi në aspektin taktik, pres ta shfaqim nesër te ndeshja. Unë i besoj skuadrës dhe përmirësimit që po e marr nga grupi, duke grumbulluuar pikë, dua vazhdimësi, nuk kemi të drejtë të gabojmë, nëse smund ta fitosh të paktën mos ta humbësh, dua të marrim maksimumin nesër.

Anton është futbollisti ynë, do të jetë me skuadrën, por do të shohim si do të jetë gjendja e tij fizike. Fokusi do të jetë te futbollistët që kam. Padiskutim që ka qenë synimi, kanë ardhur futbollistë me potencë dhe po e shfaqin në fushë, jam i kënaqur me atë që kanë dhënë në kohë të shkurtër, kanë krijuar shumë raste në kaq pak kohë. Po shoh një rrjedhshmëri loje dhe më bën të besoj te objektivat dhe synimet tona. Përveç që kemi shënuar kemi pasur mundësi të mbyllim takimin, i kemi krijuar rastet, por skuadra futet në presion kur nuk i shënon. Po punojmë me skuadrën që nëse arrijmë të shënojmë, të mbrohemi dhe mos pësojmë gola.

Po e shfrytëzoj mundësinë për të uruar “Fanatics” për themelimin e tyre, një tifozeri me traditë dhe kulturë sportive, me shumë pasion. Suksesi i skuadrës tonë pa ta është e zbehtë, ata kanë qenë pranë skuadrës e kanë ndihmuar, kemi nevojë për ta, iu bëj thirrje të vijnë të mbështesin lojtarët, shoh dëshirë te lojtarët për ta nxjerrë Tiranën nga ky pozicion ku ndodhet”, përfundoi Nuhiju.

PANORAMASPORT.AL