I doli emri te Tirana dhe Dinamo, mbrojtësi shqiptar pranë akordit me skuadrën kampione që do të luajë në grupet e Ligës së Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2025 | 23:28

I doli emri te Tirana dhe Dinamo, mbrojtësi shqiptar pranë akordit me skuadrën kampione që do të luajë në grupet e Ligës së Konferencës

Mbrojtësi korçar, Jorgo Pëllumbi është një nga emrat më të lakuar në këtë merkato verore. Për 25-vjeçarin kishim shfaqur interes 2 klubet e Superiores, Dinamo dhe Tirana, ndërkohë që në skenë së fundmi ka dalë edhe skuadra kampione e Kosovës, Drita e Gjilanit, që mbrëmjen e së enjtes siguroi grupet e Ligës së Konferencës.  

pellumbi

Media kosovare “Gazeta Olle” raporton se Pëllumbi është shumë pranë akordit me ekipin e trajnerit Zekerija Ramadani. Marrëveshja pritet të finalizohet në ditët në vijim, teksa afrimi i 25-vjeçarit do të rriste ndjeshëm sigurinë në repartin difensiv të Dritës.  

Mbrojtësi korçar së fundmi ishte pjesë e hungarezëve të Debreçen, ku në sezonin 2024/2025 u aktivizua 14 ndeshje, duke shënuar 1 gol. Në të kaluarën ai ka qenë pjesë e Skënderbeut, kroatëve të Varazdin, Kukësit dhe Debreçen.  

ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL