I doli emri në Superiore pas dorëheqjes, Orges Shehi takohet me drejtorin e kryeqytetasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2025 | 14:27

I doli emri në Superiore pas dorëheqjes, Orges Shehi takohet me drejtorin e kryeqytetasve

Omer Bunjaku ka publikuar një foto me Orges Shehin. Drejtori sportiv i Tiranës ka trazuar kështu merkaton, që për trajnerët është gjithmonë e ethshme.

Screenshot 2025-11-12 142657

“Miqësia e vërtetë nuk matet me kohën, por me besimin”, shkruan Bunjaku që ka punuar me Shehin për një kohë te Ballkani. Shehi ka trazuar ujërat në Superiore, pasi ka paraqitur dorëheqjen te Ballkani dhe pritet të largohet deri në përfundim të vitit.

Emri i tij ka qarkulluar menjëherë te Partizani dhe Teuta, gjatë ndeshjes të cilën vendosi të shikojë në stadiumin “Niko Dovana”. Gjithsesi deri tani asgjë nuk është konkretizuar.

Shehi pritet të rikthehet në elitën e futbollit shqiptar. Dhe jo pak klubet po shfaqen të interesuara.

PANORAMASPORT.AL