“I bindur që Dinamo do ta ndalë Egnatian”, Lleshanaku: Titulli është ende i hapur, Elbasani po rikthehet në majat e futbollit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2026 | 20:20

“I bindur që Dinamo do ta ndalë Egnatian”, Lleshanaku: Titulli është ende i hapur, Elbasani po rikthehet në majat e futbollit

Ish-trajneri i Elbasanit, Shkëlqim Lleshanaku, ka analizuar për “Panorama Sport” garën dramatike për titullin kampion, teksa verdheblutë do të luajnë gjithçka në javën e fundit ndaj Vllaznisë. Tekniku elbasanas shfaq optimizëm për skuadrën e qytetit të tij, duke theksuar se fi torja ndaj Dinamos i ka rikthyer moralin ekipit pas një periudhe të vështirë.

SHKELQIM LLESHANAKU

Lleshanaku beson se Elbasani ka forcën për ta mbyllur me sukses kampionatin, ndërsa shton se shumë do të varet edhe nga sfi da tjetër mes Dinamos dhe Egnatias, aty ku sipas tij blutë mund të ndalin kampionët në fuqi.

DUELI ME VLLAZNINË – Shkëlqim Lleshanaku mendon se Elbasani e ka kaluar momentin më të vështirë psikologjik të sezonit dhe ndaj Vllaznisë do të shfaqet përsëri skuadra që luftoi gjatë gjithë kampionatit për kreun. “Kam shumë besim se Elbasani do ta kalojë me sukses ndeshjen me Vllazninë. Skuadra përjetoi një moment të keq, pasi vinte pas disa humbjeve radhazi, por besoj se e kaloi këtë situatë me ndeshjen që bëri ndaj Dinamos. Për mua ishte një pjesë e parë fantastike dhe aty u pa reagimi i vërtetë i ekipit. Futbollistët treguan karakter, agresivitet dhe dëshirë për të mos u dorëzuar.

Në sezonin e rregullt, ndaj Vllaznisë arritëm fi toren e fundit dhe zhvilluam një nga ndeshjet më të mira të këtij sezoni. Kjo më jep besim se skuadra mund ta mbyllë po në të njëjtën mënyrë, me një tjetër fi tore ndaj shkodranëve”, u shpreh fi llimisht Shkëlqim Lleshanaku.

BESIMI TE DINAMO – Ish-trajneri verdheblu beson se gara për titullin mbetet plotësisht e hapur, pasi Dinamo mund t’i hapë probleme serioze Egnatias në javën e fundit. “Le të themi se Dinamo është bërë disi ‘macja e zezë’ e Egnatias, duke parë fi nalet e Kupës, Superkupës apo edhe përballjet në kampionat. Nuk mendoj se do të ketë tolerim apo mungesë impenjimi nga ana e Dinamos. Përkundrazi, është një skuadër që luan lirshëm dhe kërkon gjithmonë të tregojë vlerat e saj.

Gjithsesi, Elbasani duhet të bëjë detyrën e vet dhe të fi tojë ndeshjen me Vllazninë. Nuk ka asgjë në dorë sa i përket asaj që do të bëjnë ekipet e tjera. Megjithatë, mund të them se kam besim se Dinamo do ta ndalë Egnatian. Në futboll, kur luan pa presion, shpesh bëhesh edhe më i rrezikshëm”, theksoi në vijim ish tekniku elbasanas.

SEZONI I ELBASANIT – Në analizën e tij, Lleshanaku thekson se pavarësisht mënyrës se si do të mbyllet kampionati, Elbasani e ka tejkaluar çdo pritshmëri këtë sezon. “Edhe pa titull, kampionati që ka bërë Elbasani është i suksesshëm.

Duhet parë rruga që ka bërë kjo skuadër dhe jo vetëm rezultati fi nal. Mendoj se një nga arsyet pse skuadra mund të mos e fitojë kampionatin është mungesa e eksperiencës së lojtarëve për të luftuar për trofe të tillë. Nuk duhet harruar se Egnatia ka futbollistë që e kanë fi tuar dy herë titullin kampion dhe janë mësuar me atë klimë presioni dhe përgjegjësie.

Kurse Elbasani është një projekt që është ngritur vetëm pesë vite më parë dhe fakti që sot lufton për titullin dhe ka siguruar pjesëmarrjen në kupat e Europës është një arritje e jashtëzakonshme. Ky është një sukses shumë i madh për qytetin. Rikthimi i Elbasanit në majat e futbollit shqiptar ka rikthyer entuziazmin, tifozët dhe besimin te skuadra.

Në futboll mund të fi tosh ose të humbasësh një titull, por ajo që ka ndërtuar Elbasani këtë sezon mbetet një bazë shumë e fortë për të ardhmen”, mbylli prononcimin e tij për skuadrën, Shkëlqim Lleshanaku.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL