Humbja kundër Flamurtarit, Josa: Mustafait i thash të mos lëvizte nga zona, problemi ynë më i madh është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2025 | 22:34

Humbja kundër Flamurtarit, Josa: Mustafait i thash të mos lëvizte nga zona, problemi ynë më i madh është…

Trajneri Mirel Josa foli pas humbjes së Bylisit kundër Flamurtarit në Vlorë. Ai u shpreh i mërzitur vetëm për faktin që djemtë nuk reaguan pasi pësuan golin.bandicam 2025-11-07 19-19-27-384“Nuk i akuzoj djemtë që nuk dhanë maksimumin. Nuk është problemi i rezultateve të fundit i kam kërkuar lojtarëve që të luajnë në këtë mënyrë, duhet të kishin më tepër jo përkushtim por këmbëngulje, pasi golin mund ta pësosh, por problemi është se u përballëm me Flamurtarin në fushën e vet, një skuadër që është ndërtuar për të fituar, por problemi është pas pësimit të golit.

Te rasti i golit, e parandjeva. Mbrojtësit tanë nuk e larguan topin. Në momentin kur fitonim topin, duhet të ishim më efikas në pasimet drejt sulmuesve dhe jo të shkonim me goditje drejt portës pa qartësi.

Pas pësimit të golit patëm një ngadalësim sikur do të vinte këmbëngulja pa e kërkuar, ky është problemi ynë më i madh. Duhet të kishim këmbëngulur më tepër sidomos në 10 minutat e fundit, sidomos me aktivizimin e Mustafait, pasi i thamë mos lëvizë nga zona”, tha Josa për “RTSH Sport”.

PANORAMASPORT.AL