Postuar: Maj 30, 2026 | 21:52
“Humbësit e pamposhtur”, Arteta barazon “mësuesin” Guardiola në statistikën e padëshiruar
Arsenali nuk ia doli të fitonte Ligën e Kampioneve, pasi gaboi në finale në gjuajtjet e penalltive përballë PSG-së. Dhe teknikisht, e ka mbyllur këtë sezon pa asnjë humbje, pa marrë parasysh penalltitë.

Kjo e bën dështimin e ekipit të drejtuar nga Mikel Arteta shumë të rrallë, pasi është vetëm i treti në histori që nuk ia del të fitojë pas një sezoni si i pamposhtur, pasi ka luajtur të paktën 10 ndeshje në turne.
I pari ishte Rejnxhërs në edicionin 1992-1993, kur regjistroi 6 fitore e 4 barazime. I dyti ishte Manccester Siti i Pep Guardiolës, në edicionin 2023-2024, kur regjistroi 8 fitore e 2 barazime. Ndërsa këtë vit e kishte radhën pikërisht Arsenali, me 11 fitore e 4 barazime.
PANORAMASPORT.AL













