Heroi i Egnatias, Ruçi: Te Bylisi luftonim për mbijetesë dhe këtu për titullin kampion! Ja kujt ia dedikoj golin e fitores
Flamur Ruçi bëri heroin për Egnatian sot duke i dhuruar fitoren e parë për këtë sezon, por duke ndëshkuar ish-ekipin e tij, Bylisin. Pas përfundimit të sfidës ai u shpreh se goli dhe fitoren ia dedikon vajzës së tij.

“Dedikimi i golit shkon për vajzën time, jam bërë baba tani kohët e fundit. Respekte për Bylisin, por jam i lumtur për kthesën se vinim nga dy rezultate jo të mira. Janë dy ekipe me objektiva të ndryshëm, te Bylisi ishim për mbijetesë dhe këtu për titullin kampion. Duhet të mësohemi me këtë mentalitet dhe të shkojmë në çdo ndeshje për fitore. Jam përshtatur shumë mirë, nuk e kam ndjerë fare që jam i ri në ekip, më kanë afruar të gjithë, njerëzit janë shumë pozitivë aty, që nga presidenti, stafi, trajneri, çunat, të gjithë”, tha Ruçi për RTSH Sport.
PANORAMASPORT.AL













