Hera e parë këtë sezon, Ilir Daja ka luksin të zgjedhë te Dinamo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2025 | 22:57

Hera e parë këtë sezon, Ilir Daja ka luksin të zgjedhë te Dinamo

Dinamo ka nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Tiranës dhe për herë të parë këtë sezon, trajneri Ilir Daja ka luksin që të stërvisë skuadrën e plotë para ndeshjes. Pavarësisht se kanë kaluar vetëm 4 javë nga fillimi i kampionatit, Dinamo ka vuajtur jo pak mungesat e lojtarëve të cilët kanë qenë të dëmtuar ose pezulluar.

ilir daja

Në ndeshjen ndaj Vllaznisë, në tribunë ishte Bruno Dita si edhe Klevi Qefalija i dëmtuar. Pasi u rikthye Dita, ndaj Elbasanit mungoi Guindo, të cilit iu shtua më pas edhe Aliji i ndëshkuar me të kuq si edhe Ledio Beqja i dëmtuar.

Aliji u rikthye ndaj Teutës, por Guindo mbeti sërish jahstë dhe pikërisht në Durrës, u ndëshkua me të kuq Nani duke humbur ndeshjen ndaj Bylisit. Ndërkohë, për ndeshjen ndaj Tiranës, Daja ka pasur në stërvitje dhe të gatshëm për lojë Guindon, Alijin, Nanin, Beqjan apo edhe Maliqin që u zëvendësua ndaj Bylisit, por pa pasur gjë serioze, duke mos humbur asnjë seancë stërvitore për derbin.

PANORAMASPORT.AL