Henderson gjen skuadër, por s’është Sanderlendi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2025 | 11:47

Henderson gjen skuadër, por s’është Sanderlendi

Befas, Xhordan Henderson ka ndërruar destinacion, edhe pse në një moment duket se do të rikthehej te Sanderlendi. Tashmë, futbollisti i Kombëtares së Anglisë – i sapolarguar nga Ajaksi ku luajti së fundi – pritet të bëhet me klub të ri gjatë kësaj merkatoje të verës.

Jordan-Henderson-2

“Hendo” u largua pak ditë më parë nga skuadra holandeze, ndërsa ishte në kërkim të një klubi të ri. E sipas asaj që ka bërë të ditur, gazetari i “The Athletic”, David Ornstein, mund të thuhet se Henderson ka arritur marrëveshje me Brentfordin dhe do të nënshkruajë një kontratë 2- vjeçare me atë klub.

Pikërisht, kjo lëvizje e 35-vjeçarit pritet të zyrtarizohet javën e ardhshme për shkak të respektit për vdekjen e Diogo Zhotas, ish-shokut të tij të skuadrës te Liverpuli. Për Hendereson kujtojmë gjithashtu se u mendua se do të kishte rikthim te Sunderlandi, por nuk u shtruan negociatat e duhura.

PANORAMASPORT.AL