Habia me merkaton e Egnatias, rrogozhinasit piketojnë zbulimet e Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2025 | 17:26

Habia me merkaton e Egnatias, rrogozhinasit piketojnë zbulimet e Bylisit

Flamur Ruçi, që kishte 5 sezone te Bylisi, u bë pjesë e Egnatias, ku, siç, dihet rrogozhinasit e kanë blerë mesfushorin, por që nuk është i vetmi.

Egnatia

Ka një rastësi të bukur dhe domethënëse nëse i hedh një sy përbërjes së Egnatias, e cila ka pesë lojtarë që kanë qenë pjesë e Bylisit. Që nga Klajdi Kuka, portieri i dytë i rrogozhinasve apo dhe Edison Ndreca, Serxhio Ujka e Saliu Guindo, lojtarë që kanë spikatur në Ballsh.

Këtyre së fundmi u është shtuar edhe Ruçi, por që rrogozhinasit kanë pikasur edhe elementë të tjerë në radhët e mallakastriotëve dhe që janë nën kontratë… Kjo mbetet për t’u parë.

PANORAMASPORT.AL