Gvozdenoviç nuk shfaqet pas fitores së Elbasanit, Idrizaj si vlonjat: Eliminimi i Flamurtarit më gëzon më shumë
Gvozdenoviç mungoi para mediave pas fitores së Elbasanit ndaj Flamurtarit, për shkak të gjendjes gripale. Ndihmësi i tij, Hektor Idrizaj, foli pas kualifikimit në Kupë.

“Kishte disa lëvizje, për shkak se disa lojtarë janë kthyer nga dëmtime dhe nga vetë formati, që kishim ndeshje sot me Flamurtarin, por edhe pas 3 ditësh. Duhet të balanconim forcat. Në ndeshjet e para të janarit, kanë specifikë tjetër sepse ekipet nuk janë në 100% e tyre fizikisht.
Mendoj që në tërësi e kishim ndeshjen në kontroll. Kishte dhe Flamurtari minutat e veta. Flamurtari krahun e majtë e ka më të fortë. Nuk ishim në kohë në presion te goli që pësuam dhe pak mungesë komunikimi midis linjave.
Kur ke rotacion, normalisht nuk janë gjithë kohës lojtarët më stabël, në ritëm. Disa momente mund ta zgjidhim pak më thjeshtë, vumë në vështirësi portierin. Përpiqemi të jemi gjithë kohës në ekuilibër, edhe me qendërmbrojtësit. Koha e presionit në total si skuadër ishte në disa raste e gabuar.
Zëvendësimi i Lajthisë me Lilën? Duhet të menaxhojmë forcat. Kanë qenë të dëmtuar, në ndeshjet e fundit të vitit të kaluar kemi luajtur me Bruno Lulajn si mbrojtës i djathtë.
Një vlonjat që eliminon Flamurtarin? Nuk është hera e parë që fitoj me Flamurtarin, kështu personalisht. Jam mësuar pak. Kur e eliminon, besoj se gëzon pak më shumë”, u shpreh Idrizaj për “RTSH”.
PANORAMASPORT.AL













