Gvozdenoviç “buzëqesh” në fundin e kampionatit, Elbasani njofton rikuperimin e futbollistit që nuk ka debutuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2025 | 19:46

Gvozdenoviç “buzëqesh” në fundin e kampionatit, Elbasani njofton rikuperimin e futbollistit që nuk ka debutuar

Emir Azemoviç është rikthyer tek Elbasani. Mbrojtësi 28-vjeçar ishte i pranishëm sot në seancën stërvitore, ndërsa nesër është ndeshja me Vllazninë në orën 15:30.

Screenshot 2025-04-18 194514

Azemoviç akoma nuk ka debutuar me verdheblutë. I afruar në merkaton e verës së kaluar, qendërmbrojtësi pësoi një dëmtim të rëndë pikërisht sapo filloi sezoni.

Ky rikthim mund të konsiderohet mjaft i rëndësishëm. Për Gvozdenoviç është frymëmarrje nga stoli në këtë fund kampionati ku synohet përfshirja në Final Four.

PANORAMASPORT.AL