Gurishta me rol të ri te Vllaznia, tani llogaritet si mesfushor te kuqeblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2025 | 23:20

Gurishta me rol të ri te Vllaznia, tani llogaritet si mesfushor te kuqeblutë

Për shkak të mungesave që Vllaznia ka pasur në repartin e mesfushës në ditët e fundit, trajneri Martini ka eksperimentuar me vendosjen e disa futbollistëve të tjerë në atë repart.

gurishta mala

Kështu, nga ajo çfarë është vënë re në stërvitjet e zhvilluara nga skuadra dhe lojërat brenda skuadrës, në atë pozicion u prezantua Erdenis Gurishta. Pavarësisht se roli natyral i shkodranit është ai i mbrojtësit të krahut të djathtë dhe së fundmi edhe si qendërmbrojtës, duke se 30-vjeçari do të “provojë” një rol të ri. Pavarësisht se gjithçka ka ngelur vetëm si provë momentalisht, pasi në atë pozicion në mungesë të Krymit dhe Qatos, u provuan edhe Jago dhe Kruja.

Megjithatë, s’ka ende diçka zyrtare se cili futbollist mund të mbulojë pozicionin e Qatos, pasi Krymi me siguri do të jetë në fushën e lojës. Ndërkohë, një avantazh në këto momente për ta nisur si titullar sfidën ndaj Vikingur duket se është Eslit Sala. Me ish-futbollistin e Valletas që do të luante në një rol natyral për të dhe skuadra nuk do të vuante ndërrimin e pozicioneve të disa prej futbollistëve kryesorë.

Deri në momentin e fundit asgjë nuk duket e sigurt për formacionin titullar. Ku duket se Martini ka disa ide dhe taktika në mendje dhe futbollistët, të cilët ai sheh më të përshtatshëm për skemat dhe mënyrën se si do e interpretojë lojën, do të paraqiten si titullarë të enjten në orën 20:30, në stadiumin “Loro Boriçi”.

PANORAMASPORT.AL