Grushti i hoqi paruken në ring, boksieri e hedh drejt publikut dhe fiton ndeshjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2026 | 22:30

Grushti i hoqi paruken në ring, boksieri e hedh drejt publikut dhe fiton ndeshjen

Një skenë vërtet e pazakontë u shënua në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut, gjatë ndeshjes së peshave të rënda në boks ndërmjet Jarell Miller dhe Kingsley Ibeh. Gjatë përballjes kundër Ibeh, Miller pa parukën e tij t’i shkulet nga koka pas një goditjeje në raundin e dytë. Flokët artificialë u shkëputën nga pjesa e përparme dhe u përkulën në pjesën e pasme së kokës, duke mbetur të varura pas.

Screenshot 2026-02-02 222949

Momenti i çuditshëm, që ndodhi në fund të raundit, shkaktoi reagim të menjëhershëm dhe habi në tribuna. Miller nuk e la rastin të kalonte pa shfaqje: ai e hoqi vetë parukën dhe e hodhi drejt publikut, duke e kthyer incidentin në spektakël. Para fillimit të raundit të tretë, 37- vjeçari nxori gjuhën dhe qeshi, duke vazhduar ndeshjen me një rreth flokësh të mbetur në pjesën e sipërme të kokës.

Pavarësisht episodit, Miller arriti të fitonte ndeshjen ndaj bashkëkombësit të tij me vendim të ndarë të gjyqtarëve (94-96, 97-93, 97- 93). Pas përfundimit të sfidës, ai foli për “DAZN” me humor tipik: “Është pak qesharake, apo jo? Shkova te shtëpia e mamasë dhe ajo kishte disa shishe shampoje nën tavolinë. E lava me to dhe ajo gjë ishte si amoniak e zbardhues.

Gati sa nuk i humba flokët dy ditë më parë, kështu që i thashë menaxherit tim: ‘Hajde ta vë këtë gjë në kokë shpejt e shpejt, ndërsa e Ibeh ma hoqi me grusht! Është për të qeshur!”, deklaroi boksieri. Parukja më vonë u pa e vendosur në një karrige pranë ringut, ndërsa vetë Miller u largua nga arena duke kërcyer, tashmë me një kapele në kokë.

PANORAMASPORT.AL