Greca: S’e lëshojmë kreun, rivalëve nuk u lëmë hapësira

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2015 | 16:58

Greca: S’e lëshojmë kreun, rivalëve nuk u lëmë hapësira

bedi-grecaMesfushori me tipare sulmuese, Bedri Greca, në një bisedë për “Panorama Sport” shprehet i bindur se Tërbuni do të kryesojë deri në fund.

“Prej tre sezonesh jam bërë pjesë e Tërbunit, ku në dy sezonet e kaluara ishte shumë pranë Superiores. Mirëpo, këtë vit besoj se ne jemi pjesë e saj, pasi po kryesojmë grupin gjer më tani, duke mos njohur humbje. Unë kam shënuar 12 gola deri më tani, pavarësisht se në këto takimet e fundit nuk më ndihmoi fati. Shpresoj që me ndihmën e shokëve në këto takimet e mbetura të shënoj sërish. Tashmë e kemi përqendruar vëmendjen te sfida me Kamzën, ku duhet të vazhdojmë me fitoret, aq më tepër që luajmë në shtëpi përpara tifozërisë. Në dy fazat e para, ne kemi bërë një lojë të mirë, po ashtu po vazhdojmë edhe në këtë fazë, që ta mbyllim në krye duke u bërë pjesë e Superiores. Nuk do t’u lëmë asnjë shans rivalëve tanë që të na afrohen”.

Përgatiti: Ditmir Pema