Goli në një tjetër finale e bën unik, Kai Havertz shkruan emrin në librin e rekordeve të turneut
Kai Havertz i ka dhënë avantazhin Arsenalit në finalen ndaj PSG duke shënuar në portën e Safonov që në minutat e parë të takimit.

Për të, kjo ishte hera e dytë që shënonte në një finale, pasi e kishte bërë më parë edhe me fanellën e Çelsit, në ndeshjen e fituar 1-0 ndaj Mançester Sitit në vitin 2021.
Kësisoj, ai ka hyrë në një grup shumë të vogël lojtarësh që kanë shënuar në finalen e Ligës së Kampioneve me dy klube të ndryshme. Ata janë Velibor Vasoviç me Partizan Beograd (1966) dhe Ajaks (1969), Kristiano Ronaldo me Mançester Junajtid (2008) dhe Real Madrid (2014, 2017) dhe Mario Manxhukiç me Bajern Mynih (2013) dhe Juventus (2017).
Por ndryshe nga të tjerët, Havertz është i vetmi që e ka bërë me klube të të njëjtit shtet dhe për më tepër të të njëjtit qytet.
PANORAMASPORT.AL













