Goditje “big” e Partizanit, rikthehet lojtari dhe bëhet më i vlerësuari në pozicionin e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2025 | 9:38

Goditje “big” e Partizanit, rikthehet lojtari dhe bëhet më i vlerësuari në pozicionin e tij

Albion Marku pritet të jetë i Partizanit në vazhdimin e sezonit, siç “Panorama Sport” ka mësuar ekskluzivisht. Marku u kërkua nga disa klube të Superiores, por në fund duket se ka zgjedhur “demat” për të vazhduar karrierën. Futbollisti me origjinë nga Mirdita ishte si okazion në këtë merkato, të cilin në fund e përfitoi Partizani. 24- vjeçari u aktivizua në edicionin e fundit me Giorin në Hungari. Te Partizani ndërkohë kujtohet për sezonin 2021/22 ku qëndronte si i huazuar dhe numëroi 39 paraqitje.

Screenshot 2025-09-04 093643

KARRIERA- Me përjashtim të Lokomotivës së Zagrebit ku nuk pati hapësira duke qenë shumë i ri, Albion Marku ka fituar besimin dhe ka bërë mirë në çdo klub tjetër ku është transferuar. Dhe pse me përjashtim të Dinamos, te tre klubet e tjera i është dashur të luajë si i huazuar. Kështu në Superiore mund të përmenden eksperiencat te Laçi, Partizani, Teuta dhe Dinamo. Janë 140 paraqitje në elitën e futbollit shqiptar duke shënuar katër gola dhe asistuar 13 të tjerë. Lokomotiva e Zagrebit e siguronte kartonin e Markut nga Shkëndija U-19 në Shqipëri.

Huazimet pasonin në elitën e futbollit shqiptar, pikërisht nga viti 2020. Dinamo ishte klubi që bindej në verën e vitit 2022, për të blerë kartonin e Albion Markut nga kroatët. Dhe klubi e huazonte menjëherë te Teuta, pasi dinamovitët do të luanin në Kategorinë e Parë. Me Giorin ishte eksperienca e vetme ku pati mundësinë për të treguar potencialin e tij. Dhe bëri mjaft mirë në edicionin e kaluar. Klubi hungarez e transferoi menjëherë, pasi Marku kishte ndarë rrugët me Dinamon. Një okazion që rezultoi i duhuri. Mirditori bëri mjaft mirë te hungarezët duke treguar potencialin e tij. Njëjtë si Giori, Partizani e përfiton si lojtar të lirë.

KOMBËTARJA- Marku që luan në krahun e djathtë të mbrojtjes, ka pretendime të larta në karrierë. 24-vjeçari ka kaluar në grupmoshat e kuqezinjve duke bërë mjaft mirë. Tre vite më parë, ndërsa ftoheshin disa lojtarë të Superiores për miqësoren me Katarin, Albion Marku ishte një prej tyre. Te Partizani do të bëhet shqiptari i tretë i afruar gjatë kësaj merkato. Më parë kanë firmos Xhuliano Skuka dhe Rrok Toma.

VLERA- Mbrojtësi vlerësohet 400 mijë euro në tregun e “transfermarkt”. Te Partizani do të bëhej futbollisti i dytë më i vlerësuar, pas Marçelino Prekës që mban vlerën 450 mijë euro. Në krahun e djathtë të mbrojtjes, nga gjithë futbollistët e Superiores, vetëm Todor Todoroski i Flamurtarit mban të njëjtën shifër.

Screenshot 2025-09-04 093351

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL