Goditi sulmuesin e Çelsit, Luis Enrike: U përpoqa të zbus situatën, kjo është natyra e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2025 | 8:43

Goditi sulmuesin e Çelsit, Luis Enrike: U përpoqa të zbus situatën, kjo është natyra e…

Përplasje e madhe mes stafeve dhe lojtarëve u regjistrua pas finales, që Çelsi fitoi 3 me 0 përballë PSG-së. Si kryefjalë ishin Luis Enrike nga PSG dhe Zhoao Pedro i Çelsit.

Screenshot 2025-07-14 084256

Dhe pse Luis Enrike u pa duke goditur sulmuesin brazilian, në fund tha se po përpiqej të zbuste situatën dhe kjo ishte natyra e ndeshjeve të tilla.

“Në fund të ndeshjes pati një situatë që, sipas mendimit tim, ishte plotësisht e shmangshme nga të dyja palët. Qëllimi im ishte qartë të parandaloj dhe të ndaja lojtarët në mënyrë që situata të mos përshkallëzohej. E pashë Mareskën duke u shtyrë dhe duke shtyrë të tjerët. Qartësisht, qëllimi ynë ishte të ndanim lojtarët.

Jam plotësisht i vetëdijshëm për tensionin në ato momente. Nga ai moment, ishte një situatë që duhej shmangur nga të gjithë. Nuk kam asgjë tjetër për të shtuar. Po përpiqesha të parandaloj përshkallëzimin e gjërave. Pati shtyrje nga të gjitha anët. Nuk është ideale, por kjo është natyra e një ndeshje me shumë rëndësi”, u shpreh ndër të tjera Luis Enrike.

PANORAMASPORT.AL