Gnabry, në udhëkryq: Sezoni i fundit për të provuar veten
Të hënën e ardhshme, Sërxh Gnabri mbush 30 vjeç; kontrata e tij me Bajernin skadon në fund të sezonit të ardhshëm; paraqitjet e tij janë në ulje. A do të arrijë të kthejë gjithçka në favor të tij? Fakti është se sulmuesi i Bajernit nuk arriti të performonte në Kupën e Botës për Klube dhe paraqitjet u përkeqësuan nga ndeshja në ndeshje.

Edhe para Kupës së Botës për Klube, në Ligën e Kombeve, Gnabri nuk dha asnjë impakt me një zëvendësim të dobët kundër Portugalisë, refuzoi të mbronte dhe nuk solli asnjë shtysë. Tani Gnabri ndodhet përballë një sezoni vendimtar.
Raportohet se për momentin nuk ka ndonjë plan për t’u larguar nga Mynihu. Megjithatë, nëse ai dëshiron të ketë një të ardhme te Bajerni pas 2026- ës, por dëshiron të firmosë ndonjë kontratë fitimprurëse diku tjetër, ai duhet japë rezultat në sezonin 2025-‘26.
PANORAMASPORT.AL













