Gjysmëfinale monstruoze dhe me shumë “kunja”, do të jetë hera e parë e Mbapesë kundër së kaluarës së tij…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2025 | 9:30

Gjysmëfinale monstruoze dhe me shumë “kunja”, do të jetë hera e parë e Mbapesë kundër së kaluarës së tij…

Kupa e Botës për Klube ka përcaktuar tashmë skuadrat dhe çiftet gjymëfinaliste. Nga njëra anë është Çelsi kundër “Hirushes” së Botërorit, Flmuninenses (Brazil).

PSG Real Madrid.1080

Por nga ana tjetër kemi një gjysmëfinale monumentale. Reali i Madridit dhe Paris SG-ja do të luajnë për një vend në finale të mërkurën e ardhshme në Nju Xhersi. Ajo mes Madridit dhe Parisit do të kishte qenë padyshim finalja ideale për këtë edicion të parë të Kupës së Botës për Klube, por vetëm njëri prej tyre do të jetë në të njëjtin vend të dielën për t’u përballur me Çelsin ose Fluminensen. Dy kampionët e fundit të Europës do të përballen me një ndeshje spektakolare. PSG-ja e Luis Enrikes e ka fituar me të drejtë vendin e saj si favorite.

Me gjithçka që ka fituar këtë sezon dhe mënyrën se si e ka arritur këtë, skuadra nga “Parc des Princes” ruan një ndjenjë fuqie dhe vendosmërie në Shtetet e Bashkuara. Kundër Bajernit, PSG-ja tregoi aftësinë e saj për të luajtur në regjistra të ndryshëm. Ata janë një ekip i gjithanshëm dhe ndikimi i trajnerit të tyre ndihet thellë. Kjo është rruga që po ndjek Madridi i Ksabi Alonsos. Rritja është e dukshme. Kundër Borusias së Dortmundit, të bardhët bënë një hap tjetër në zhvillimin e tyre.

Çdo ndeshje është një hap tjetër në planin e lojës së Alonsos. Kundër gjermanëve, Madridi e nisi ndeshjen me katër lojtarë mbrojtës dhe Mbapenë në stol. Kjo skuadër e Madridit në Kupën e Botës për Klube po zgjeron repertorin e saj të përgjigjeve në stilin e saj të lojës. Ksabi ka gjetur gjëra që Madridi nuk i kishte: një Fran Garsía energjik dhe të rigjeneruar, golat e një lojtari të ri si Fran Gonzalo Garsia në një seri të paprecedentë, katër gola radhazi nga lojtarë spanjollë, pas një serie shumë të gjatë golash të shënuar nga të huajt (46)…

DUELI I TREMBËDHJETË Gjysmëfinalja e Nju Xhersit shënon një kapitull të ri në rivalitetin midis Madridit dhe Paris SG-së. Një rivalitet që është intensifikuar në sezonet e fundit. Dhe jo vetëm në fushë. Gjysmëfinalja e Kupës së Botës për Klube do të jetë takimi i trembëdhjetë midis dy skuadrave. Në një seri që filloi në Kupën UEFA të vitit 1993, rekordi në dymbëdhjetë ndeshjet e luajtura është pesë fitore për Madridin, katër për PSG-në dhe tri barazime. Herën e fundit që u përballën me njëri-tjetrin ishte më 9 mars 2022: nata e çmendurisë në “Chamartín”, 3-1, karrigia e Alabasë, shpërthimi i tërbimit të AlKhelaifit në dhomën e zhveshjes… Në atë kohë, Mbape ishte lojtar i PSG-së. Në Nju Xhersi ai do të përjetojë ndeshjen e tij të parë kundër të kaluarës së tij. Me marrëdhënien e tij me klubin parizien po aq të shkatërruar sa edhe marrëdhëniet e dy klubeve me njëri-tjetrin, Mbape do të kërkojë një tjetër finale me Madridin. Një gjysmëfinale me tension të lartë. Në çdo mënyrë.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL