Postuar: Prill 5, 2025 | 21:30
Gjyqtarët e fundit të derbeve, ja kush është “mbreti” i supersfidës Tirana-Partizani
Në 3 vite futboll, ku janë luajtur 17 derbe, një rol të veçantë zë edhe gjyqtari. Katër janë arbitrat e Superiores, të cilët kanë dominuar derbet: Hamiti, Xhaja, Cjapi dhe Ferataj.

Momenti kur Hamiti nis ndëshkimet me kartonë të kuq në derbi
FOTO: F.HAZISLLARI
Gjyqtarët kanë drejtuar në 17 derbet e fundit. Xhaja dhe Hamiti kanë arbitruar respektivisht nga 6 dhe 7 sfida, ndërsa surpriza është Cjapi që ka arbitruar në dy lojë. Një sfidë është drejtuar nga Olsid Ferataj dhe Florjan Lata. Edhe një sy pak i stërvitur, ngacmohet nga mungesa e Enea Jorgjit.
Për të parë gjyqtarin e FIFA-s në një derbi, duhet të kthehemi pas në kohë, pikërisht në Partizani-Tirana 1-0, në 21 janar 2021.

PANORAMASPORT.AL













