Gjashtë takime miqësore, Flamurtari “ndez motorët”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2025 | 16:07

Gjashtë takime miqësore, Flamurtari “ndez motorët”

Flamurtari do të luajë 6 ndeshje miqësore në Turqi. “Panorama Sport” zbulon se testi i parë do të luhet të shtunën, më 26 korrik me skuadrën turke A. Keciorengucu, që militon në Kategorinë e Parë.

flamurtari

Vlonjatët do të takojnë aty Odise Roshin dhe Eduart Rocën, që luajnë te skuadra turke dhe për 90 minuta do t’i kenë kundërshtarë. Miqësoret e tjera do të përcaktohen në vijim gjatë qëndrimit në Turqi.

PANORAMASPORT.AL