Gjashtë gola në 3 ndeshje, kuqeblutë e Vllaznisë ndizen me “Demat”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2026 | 21:20

Gjashtë gola në 3 ndeshje, kuqeblutë e Vllaznisë ndizen me “Demat”

Vllaznia e ka ndëshkuar në plot gjashtë raste Partizanin në tre ndeshjet që janë zhvilluar mes tyre dhe të kuqve në këtë sezon të Kategorisë Superiore. Shkodranët fitoren më të thellë ndaj kryeqytetasve në këtë sezon e regjistruan në fazën e parë duke triumfuar me shifrat 4-1 (periudhë kur Partizani drejtohej ende nga Milinkovic), ndërsa në fazën e dytë barazuan 1-1 dhe në të tretën, kuqebluë fituan 1-0.

vllaznia

Kështu, Vllaznia e ndëshkon Partizanin me një mesatare prej dy golash për ndeshje këtë sezon, teksa është për t’u parë se si do të zhvillohen ngjarjet në ndeshjen e radhës që zhvilllohet këtë të shtunë në “Arenën e Demave”. Me gjashtë golat e shënuar ndaj Partizanit në këtë sezon, Vllaznia është edhe kundërshtari që i ka ndëshkuar më shumë të kuqtë në kampionat.

PANORAMASPORT.AL