Postuar: Korrik 23, 2025 | 18:34
Gega u besoi shumë, dy lojtarë të Partizanit reagojnë menjëherë pas ikjes së tij
Skënder Gega dha dorëheqjen nga Partizani sot duke shkaktuar një lumë reagimesh. Mirënjohje për teknikun 61-vjeçar kanë treguar fillimisht Xhuliano Skuka dhe Albers Keko.

Të dy morën besimin e Gegës te Partizani. Skuka fitoi shirtin e kapitenit, ndërsa Keko mori qendrën e vëmendjes si në ndeshjet ndaj Egnatias.
“Respekt profe”, shkruan Keko në rrjetet sociale. Edhe Skuka ka reaguar në të njëjtën kohë.
“Kënaqësi profe”, shkruan Skuka. Dhe foto është e postuar nga ndeshja në Talin ku sulmuesi gjeti golin në debutimin pas rikthimit.


PANORAMASPORT.AL













