Postuar: Shkurt 26, 2025 | 16:50
Fotolajm/ Eksperimente kundër Dinamos, titullarët e Skënderbeut e ndjekin ndeshjen si… tifozë
Skënderbeu po luan përballë Dinamos në Korçë, ndërsa është ndeshja e kthimit për çerekfinalen e Kupës. Sfida u parë u fitua nga korçarët 0-2, teksa Ernest Gjoka ka preferuar që të eksperimentojë këtë herë.

Foto/ P. Pashollari
“Panorama Sport” sjell edhe foton që tregon disa prej titullarëve, të cilët po e ndjekin ndeshjen nga tribuna. Skënderbeu jep kështu sinjale të qarta që fokusin kryesor e ka në kampionat.
Korçarët ndodhen në vendin e fundit. Mund të thuhet se janë të rrezikuarit kryesorë për të rënë nga kategoria, teksa vetëm fitorja e fundit ndaj Egnatias solli dritë në fund të tunelit.
PANORAMASPORT.AL













