Postuar: Maj 19, 2025 | 18:24
FOTO/ Pushime si kurrë më parë, kapiteni i klubit të Superiores shijon spektaklin e futbollit italian nga stadiumi
Dinamo luajti ndeshjen e fundit për këtë sezon, më 10 maj. Kryeqytetasit bashkë me klubet e tjera të elitës po shijojnë pushimet në Superiore, si kurrë më parë në muajin maj.

Ky rast i ka dhënë mundësinë Bruno Ditës, që të shijojë në “Stadio Olimpico” ndeshjen mes Romës dhe Milanit. Kapiteni i Dinamos është tifoz i Romës dhe shijoi një nga mbrëmjet më të bukura për verdhekuqtë në këtë edicion.
Roma mposhti Milanin me rezultatin 3-1. Kështu mbeten gjallë shpresat për vendin në Champions duke qenë 1 pikë mbrapa Juves, ndërsa do të luhet edhe një javë.

PANORAMASPORT.AL













