Postuar: Maj 20, 2025 | 22:15
FOTO/ I shkuan pranë titullit kampion, lojtari i Elbasanit i “shkel syrin” Tiranës pas suksesit
Ardit Hila ka përfunduar me sukses huazimin te Prishtina e Re në Kosovë. Mesfushori i Elbasanit siguroi ngjitjen në elitë me pjesën tjetër të skuadrës.

Tashmë e ardhmja mbetet në ajër për vazhdimin. Vetë Hila ka postuar në rrjetet sociale një foto, kur ishte pjesë e Tiranës.
Mesfushori 32-vjeçari është bërë nostalgjik për periudhën e kaluar te kryeqytetasit. Kujtojmë se me bardheblutë i shkoi pranë titullit kampion në sezonin 2022/23. Më pas, nga janari i vitit të kaluar, ishte Elbasani që përfitoi shërbimet e tij.
Prishtina e Re e huazoi për vitin 2025. Një lëvizje kjo që rezultoi e suksesshme.

PANORAMASPORT.AL













