FOTO/ Gjesti emocionuese, Kilië Mbape nderon kujtimin e Diogo Zhotës pasi i dhuroi kualifikimin Realit në gjysmëfinalen e Botërorit
Kilië Mbape i bëri një homazh të përzemërt Diogo Zhotës gjatë fitores emocionuese 3-2 të Real Madridit ndaj Dortmundit në çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube.
Ndeshja, e cila i siguroi Real Madridit një vend në gjysmëfinale, pa Mbapen të shënonte një gol vendimtar në minutën e 90+4-të, i ndjekur nga një gjest prekës në nder të Zhotës dhe Andre Silvës.
Francezi, pasi shënoi golin e fitores kundër verdhezinjve, formoi numrin 20 me gishta, një shenjë e qartë për portugezin, i cili mbante të njëjtin numër te Liverpuli.
Mbappe with a ridiculous acrobatic finish and holds up the No. 20 to honor Diogo Jota 🙏 pic.twitter.com/LpjweggKDi
— ESPN FC (@ESPNFC) July 5, 2025
Ky akt respekti dhe nderimi nxori në pah admirimin e ndërsjellë si sulmues elitarë në futbollin evropian, pavarësisht se nuk kishin luajtur kurrë së bashku.
PANORAMASPORT.AL













