FOTO / Cila është stema zyrtare e Skënderbeut? Po viti i krijimit?
Që futbolli shqiptar ka një numër tepër të madh problemesh të shumëllojshme nuk është aspak gjë e re për t’u thënë dhe dëgjuar. Gjithashtu që koncepti i futbollit profesionist në vendin tonë përfaqësohet nga klube që drejtohen dhe funksionojnë në mënyrë që vetëm profesioniste nuk mund të quhet, edhe kjo nuk është gjë e re.

Por që një klub futbolli, aq me tepër ekipi kampion i vendit që pretendon të jetë shembull për t’u ndjekur, të mos dijë se cila është stema e tij zyrtare, apo viti i saktë i krijimit, kjo është vërtet e tepërt sepse simboli themeltar i identitetit të një shteti, institucioni apo organizate është stema, dhe pa pasur atë në rregull, pjesa tjetër nuk ia vlen të përmendet.
Në faqen zyrtare të klubit në Facebook stema e klubit që përdoret me shpesh, gjithashtu është edhe foto profili është me shkrim emri “SKENDERBEU” dhe vit krijimi 1909.

Ndërkohë, së fundmi klubi ka filluar të përdorë një stemë të re nëpër njoftimet e tij, si për shembull rasti i njoftimit të daljes së biletave në shitje për ndeshjen ndaj Partizanit, ku stema e klubi korçar ka emrin e shkruar në formën “SKËNDERBEU”, dhe viti i krijimit 1925.


Në uniformat e futbollistëve, stema e stampuar e ka emrin e shkruar “KF SKENDERBEU” dhe vitin e krijimit 1909.


Në faqen zyrtare të klubit në internet, nje stemë e vendosur në krye të dizajnit e ka vitin e krijimit 1908.


Problemet mund të dallohen qartë. Si fillim mospërdorimi i shpeshtë i shkronjës “Ë” duke deformuar emrin e klubit dhe drejtshkrimin e gjuhës shqipe, dhe më pas viti i krijimit të klubit që nuk ka një qëndrueshmëri. Dhe sa i përket vitit, kurrë nuk është sqaruar pse Skënderbeu i krijuar në 1909 sipas klubit korçar nuk njihet si ekipi më i vjetër shqiptar nga FSHF-ja, por këtë emërtim e mban Vllaznia e cila është krijuar në 1919.













