Flet ish-i Uillshajër: Liga e Kampioneve, gjithçka për Arsenalin
Ish-mesfushori i Arsenalit, Xhek Uillshajër, beson se fitimi i Ligës së Kampioneve do të “thotë gjithçka” për klubin, pasi më në fund i dha fund pritjes së gjatë për një titull të Premier Ligës.

Skuadra e trajnerit Arteta, tani ka mundësinë të kompletojë një dopietë historike kur të përballet me PaSG në finalen e Ligës së Kampioneve më 30 maj. Duke folur për “TNT Sports”, Uillshajërr zbuloi se Premier Liga kishte qenë gjithmonë objektivi kryesor i Arsenalit nën drejtimin e Artetas.
“Tani që Premier Liga ka mbaruar, e di që tituli kampion ishte ajo që duhej. E di që Mikel e donte këtë. E di që djemtë e donin këtë. Isha atje dy vjet më parë me U-18 dhe e gjithë puna ishte rreth kësaj, dhe më në fund e arritën atë. Sa i takon Ligës së Kampionëve, ndoshta ishte një objektiv i tyre, por pak më vonë.
Mirëpo skuadra ka qenë e jashtëzakonshme” – tha ai -. “PSG është një provë e ndryshme, një provë e madhe, por është një finale, është një rast i vetëm. PSG ka përvojë nga viti i kaluar, por mënyra se si Mikel e përgatit ekipin, mënyra se si ekipi do të përgatitet për këtë, ata do të jenë në lojë dhe kjo do të thotë gjithçka për klubin”, shtoi Uillshajër.
PANORAMASPORT.AL













