Flamurtari nuk humb kohë pas shkarkimit të Pollozhanit, Idrizi bën gati rikthimin e ish-drejtorit të Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2026 | 18:25

Flamurtari nuk humb kohë pas shkarkimit të Pollozhanit, Idrizi bën gati rikthimin e ish-drejtorit të Partizanit

Artim Pollozhani e mbylli me Flamurtarin si drejtor sportiv. Shkarkimi i tij erdhi së fundmi, ndërsa kuqezinjtë akoma nuk kanë lëvizur në merkato.

abilaliaj

“Panorama Sport” raportonte që në tetorin e vitit 2025, pas largimit nga Partizani, që Arbër Abilaliaj shikohet si alternativa kryesore për të pasuar Pollozhanin. 39-vjeçari është produkt i Flamurtarit në futbollin shqiptar, dhe do e kishte një rikthim.

Emërimet e drejtorëve sportivë janë kthyer në modë gjatë këtij sezoni. Fillimisht ishte Omer Bunjaku që u prezantua te Tirana, ndërsa së fundmi Agim Ibraimi mori drejtimin e Partizanit.

PANORAMASPORT.AL