Fjuri-Usik, boksieri britanik provokon kundërshtarin me një kukull… s*ksi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2025 | 17:30

Fjuri-Usik, boksieri britanik provokon kundërshtarin me një kukull… s*ksi

Pasi ka njoftuar së do të rikthehet në ring vitin e ardhshëm, duke rrethuar edhe duele të mundshme ndaj Oleksandër Usik apo kundër Entoni Xhoshuas, Tajson Fjuri e ka ndezur edhe më shumë atmosferën me anë të një video tallëse ndaj rivalit ukrainas.

Screenshot 2025-07-05 172919

Fjuri ka postuar në rrjetet sociale një video, ku shfaqet duke mbajtur një kukull seksi, e cila ka si fytyrë një fotografi të Usikut. “Mora një Usyk të vogël nga dyqani dhe po përgatitem për ndeshjen që do të bëj me të në prill”, deklaron boksieri britanik, i cili kërkon duelin e tretë kundër ukrainasit, me të cilin regjistron dy humbjet e vetme në karrierë. Veprimi nga Fjuri shkaktoi të qeshura të mëdha në sallën në Stamboll, aty ku ai ndodhej në një konferencë me organin drejtues të boksit IBA.

Fjuri tashmë ka vendosur edhe një datë për duelin, duke sugjeruar se do të zhvillohet më 18 prill 2026 në stadiumin “Wembley”. Nga ana tjetër, kampioni në fuqi i botës në peshat e rënda, Oleksandër Usik, do të përballet së pari me Daniel Dubois në një duel të madh më 19 korrik. Fjuri, siç dihet, i konteston gjithnjë arbitrimet në humbjet e pësuara ndaj Usik dhe kërkon një duel në Angli për t’i dhënë fund mbretërimit të ukrainasit në peshat e rënda:

“Nëse do të kthehesha, do të kthehesha për Usikun. Por dua një rezultat të drejtë në Angli. Kjo është ajo që dua. Në Angli dua vetëm një ndeshje të drejtë, nuk dua asnjë favor, dua një ndeshje të drejtë, një rezultat të drejtë. Mendova se e fitova ndeshjen e kthimit me pesë raunde. E kam parë 250 herë, dhe në të dyja rastet, kurrë, kurrë nuk e shoh atë si fitues. Por gjyqtarët kanë bërë çfarë kanë dashur me rezultatin”, është shprehur 36-vjeçari britanik.

PANORAMASPORT.AL