Fitorja ose largimi, trajneri Garsia në prag të vendimit të madh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2025 | 23:40

Fitorja ose largimi, trajneri Garsia në prag të vendimit të madh

Sinan Idrizi i ka dhënë një mundësi të fundit trajnerit spanjoll Karlos Garsia. Të shtunën, përballë Dinamos, kërkohet vetëm fitorja; çdo humbje do të kishte pasoja të rënda. Një rezultat tjetër negativ mund të sjellë largimin e Garsias së bashku me stafin e tij, i cili e ka ndjekur në Vlorë. Por situata nuk ndalet këtu.

garsia

Në diskutimet brenda klubit po shqyrtohen edhe skenarë të tjerë: prishja para kohe e kontratës me disa futbollistë që paguhen shtrenjtë, por nuk po japin asgjë në këto javë të para, duke qenë larg pritshmërive. Burime konfidenciale pranë administratorit Idrizi konfirmojnë se nuk përjashtohet as mundësia e largimit të lojtarëve.

Ekziston edhe një variant tjetër, trajneri Garsia mund të largohet edhe nëse fiton në Tiranë. Duke qenë se skuadra do të ketë pushim për shkak të ndeshjeve të kombëtares, drejtuesit e klubit konsiderojnë këtë periudhë si moment të duhur për të ndryshuar drejtimin e pankinës, me shpresën se një trajner i ri mund të sjellë frymën e duhur dhe rezultatet që priten.

E. SIKA – PANORAMASPORT.AL