Fitorja e Europianit nga Spanja, Zhoze Murinjo i jep merita vetes dhe i kërkon falje Karvahal

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2024 | 16:40

Fitorja e Europianit nga Spanja, Zhoze Murinjo i jep merita vetes dhe i kërkon falje Karvahal

Spanja ka fituar Euro 2024 dhe lojtarët spanjollë kanë marrë urimet dhe meritat për atë që kanë arritur në këtë aktivitet, ku ishin padyshim fituesit më të merituar për atë që shfaqën në fushë. Por edhe Zhoze Murinjo mendon se ka merita te ky sukses i skuadrës iberike.

sdffdsfdsdfsdfssdfdsf

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, trajneri portugez ka kujtuar kohën ku drejtonte Real Madrid dhe kur disa prej këtyre futbollistëve ishin nën urdhrat e tij te “los blancos”. Ajo periudhë përkon me kohën kur pjesë e Realit ishin në moshë të re Morata, Naço, Karvahal dhe Hoselu.

Murinjo u dha mundësinë Moratas dhe Naços që të debutonin me ekipin e parë, duke i aktivizuar herë pas here. Ndërsa Karvahal dhe Hoselu u larguan pasi nuk e kishin këtë mundësi, para se të ktheheshin përsëri në këtë klub me mbrojtësin që tashmë gëzon statusin e legjendës aty.

“Naço Fernandez, kapiten kampion i Champions 2024. Alvaro Morata, kapiten kampion i Europës. Shumë urime atyre dhe trajnerit që i bëri të debutonin kur ishin të vegjël në Akademi. I njëjti trajner që nuk e kuptoi se Dani Karvahal ishte tjetri. Shumë urime zotit De La Fuentes për një punë të pabesueshme. Fitoi ekipi më i mirë”, shkruante Murinjo në postimin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"