“Final 4”, titulli dhe 1 milion euro në lojë
Skuadra që do të shpallet kampione e Shqipërisë pas fazës “Final 4” nuk do të fitojë vetëm trofeun dhe prestigjin sportiv, por edhe një përfi im të konsiderueshëm fi nanciar. Përveç shpërblimit prej 10 milionë lekësh të reja për titullin kampion, klubi fi tues siguron edhe të ardhura të rëndësishme nga pjesëmarrja në kompeticionet europiane të UEFA. Sipas skemës fi nanciare të UEFA-s për fazat kualifi kuese të UEFA Champions League, UEFA Europa League dhe UEFA Conference League, çdo skuadër përfi ton 175 mijë euro për çdo tur kualifikues të zhvilluar.

Po ashtu, jepen edhe bonuse në varësi të fazës ku eliminohet ekipi. Në praktikë, skuadra kampione e Shqipërisë, nëse eliminohet në turin e parë të Champions League, përfi ton 175 mijë euro nga pjesëmarrja. Më pas, ekipi kalon në turin e dytë të Conference League, ku merr edhe 175 mijë euro të tjera për pjesëmarrjen.
Në rast eliminimi edhe aty, UEFA akordon edhe 350 mijë euro bonus shtesë. Kësaj shume i shtohet edhe bonusi prej 260 mijë eurosh që përfi ton çdo kampion kombëtar që nuk arrin të futet në fazën e grupeve të kompeticioneve europiane. Pra, edhe në skenarin më minimal, kampioni i Shqipërisë mund të sigurojë rreth 960 mijë euro të ardhura nga Europa, pa llogaritur të ardhurat e tjera nga biletat, sponsorët apo të drejtat televizive. Një shumë që për klubet shqiptare konsiderohet jetike për buxhetin dhe projektet sportive të sezonit pasardhës.
TË TJERAT – Pjesëmarrja në kupat e Europës është kthyer në një burim shumë të rëndësishëm fi nanciar për klubet shqiptare. Përveç prestigjit sportiv dhe mundësisë për të fi tuar eksperiencë ndërkombëtare, skuadrat përfi tojnë edhe shuma të konsiderueshme nga UEFA vetëm për pjesëmarrjen në turet kualifi kuese të UEFA Conference League. Edhe në rast eliminimi, ekipet arrijnë të sigurojnë të ardhura të rëndësishme që ndikojnë drejtpërdrejt në buxhetin e sezonit. Një skuadër që nis aventurën europiane nga turi i parë kualifi kues i Conference League përfi ton 175 mijë euro vetëm për pjesëmarrjen.
Nëse eliminohet në këtë fazë, UEFA akordon edhe 150 mijë euro bonus eliminimi, duke e çuar totalin në 325 mijë euro. Në rast se skuadra arrin të kalojë turin e parë dhe eliminohet në turin e dytë, përfi timet rriten ndjeshëm. Klubi merr 175 mijë euro për turin e parë, 175 mijë euro për turin e dytë dhe 350 mijë euro bonus eliminimi. Në total, të ardhurat arrijnë në 700 mijë euro. Nëse aventura europiane vazhdon deri në turin e tretë, atëherë shifrat bëhen edhe më të mëdha.

Një ekip që eliminohet në këtë fazë përfi ton 175 mijë euro për secilin nga tre turet e luajtura, plus 550 mijë euro bonus eliminimi. Në total, klubi siguron 1.075 milionë euro. Ndërkohë, një skuadër shqiptare që arrin deri në “play-off ”-in e Conference League, vetëm një hap larg fazës së grupeve, mund të arkëtojë plot 1.45 milionë euro edhe në rast eliminimi. Në këtë skenar, klubi përfi ton 175 mijë euro për secilin nga katër turet e luajtura dhe 750 mijë euro bonus eliminimi në “play-off ”.
PANORAMASPORT.AL













