Postuar: Maj 20, 2025 | 18:53
Fillon eksodi masiv te Vllaznia, mesfushori ndan përfundimisht rrugët me kuqeblutë
Ersi Zaganjori raportohet si largimi i parë nga Vllaznia. Mesfushori 20-vjeçar ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin kuqeblu.

Zaganjori ishte i huazuar te Feronikeli në pjesën e dytë të sezonit. Vllaznia e dërgoi mesfushorin e talentuar te Feronikeli në Kosovë.
Duhet thënë se në Shqipëri ka luajtur vetëm për Vllazninë, ndërsa është produkt i akademisë kuqeblu. Po ashtu më parë ishte pjesë e Kombëtares U-19.
Shkodranët janë pranë një eksodi masiv. Largimet e trajnerit Brdariç dhe drejtorit Tefik Osmani pritet të reflektohen edhe në skuadër.
ENDRI ÇINARI-PANORAMASPORT.AL













